SHBA– “Presidenti Trump u habit kur mësoi javën e kaluar nga inteligjenca amerikane se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mund të jetë homoseksual dhe se babai i tij, i ndjeri Ajatollah Ali Khamenei, kishte dyshime për aftësinë e tij për të qeverisur Republikën Islamike për këtë arsye.”-shkruan New York Post.
Presdienti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mundi ta fshehë habinë dhe qeshi kur u informua, sipas burimeve të gazetës. Edhe persona të tjerë në sallë e gjetën situatën “qesharake” dhe iu bashkuan reagimit të presidentit. Pretendimi u përshkrua për gazetën nga dy zyrtarë të komunitetit të inteligjencës dhe një person i tretë pranë Shtëpisë së Bardhë.
Të tre burimet thanë se ky pretendim, megjithëse duket i pabesueshëm, konsiderohet i besueshëm nga agjencitë amerikane të spiunazhit dhe jo si dezinformim për të dëmtuar Khamenein, 56 vjeç, i cili u zgjodh për të zëvendësuar babanë e tij më 8 mars.
Dy prej burimeve thanë se inteligjenca sugjeron që Mojtaba, i njohur si “fuqia pas rrobave fetare”, ka pasur një marrëdhënie afatgjatë me tutorin e tij të fëmijërisë. Burimi i tretë tha se bëhet fjalë për një person që ka punuar më parë për familjen Khamenei./Radar.al


