Me kërkesë të Prokuroria e Fierit, janë sekuestruar pasuritë e shtetasit me iniciale E.Sh., i cili është nën hetim për disa vepra penale që lidhen me një aktivitet të dyshuar të paligjshëm “Call Center”.
Hetimet e nisura në kuadër të procedimit penal nr. 1381, të regjistruar më 16 dhjetor 2021, tregojnë se i dyshuari dyshohet se ka ushtruar aktivitet mashtrues përmes një Call Center-i në qytetin e Fier.
Sipas prokurorisë, gjatë hetimeve u zbulua se në llogaritë bankare të tij janë depozituar shuma të konsiderueshme parash cash, të cilat nuk justifikonin burim të ligjshëm. Këto para dyshohet se më pas janë investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, ndërsa përmes veprimeve juridike është tentuar transferimi i tyre për të fshehur origjinën e paligjshme.
Për këtë arsye, ndaj shtetasit E.Sh. po hetohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.
Në funksion të këtij procedimi penal, gjykata ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi disa prona në Fier, konkretisht:
• një njësi me sipërfaqe 230 m²,
• një apartament me sipërfaqe 100 m².
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë edhe pasuri të tjera të mundshme të lidhura me këtë aktivitet.
Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për 3 vepra penale
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1381, datë 16.12.2021, i regjistruar ndaj personit nën hetim E.Sh., dyshohet se nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme monetare Cash, në llogaritë bankare të cilat nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të origjinës. Më pas, këto vlera u investuan në pasuri të luajtshme të paluajtshme, të cilat janë ende në verifikim. Nëpërmjet veprimeve juridike u synua transferimi i pasurive, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme, fakt që përmban elementë të veprës penale të dyshuar “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Në funksion të këtij procedimi penal ndaj personit nën hetim, u caktuan masat e sigurimit personal me karakter shtërngues. Njëkohësisht, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë në mbështetje të nenit 274 të Kodit të Proceduës Penale, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi:
1 – Pasurinë e llojit Njësi, me sipërfaqe 230 m2;, si dhe
2 – Pasurinë e llojit apartament me sipërfaqe 100 m2, në Fier.


