Masat e sigurisë janë shtuar për ish-kreun e SPAK, Altin Dumani. Garda e Republikës së Shqipërisë i ka shtuar edhe katër truproja, duke rritur ndjeshëm nivelin e mbrojtjes fizike.
Pas këtij vendimi, Dumani do të shoqërohet nga 8 bodyguardë, të organizuar në dy grupe që kujdesen për sigurinë dhe lëvizjet e tij.
Pak javë më parë, Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë, masa të ngjashme janë marrë edhe për drejtuesin aktual të SPAK, Klodian Braho. Edhe për të janë shtuar dy truproja të tjerë, duke e çuar në 8 numrin total të shoqëruesve të tij, nga 6 që kishte më parë.


