Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, është drejtuar vendeve fqinje të Gjirit, duke deklaruar se Irani nuk kishte alternativë tjetër përveç reagimit ndaj sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael.
Sipas Pezeshkian, pas fillimit të një fushate sulmesh ndaj Iranit më 28 shkurt, Teherani ka lëshuar qindra raketa dhe dronë, duke goditur baza ushtarake amerikane dhe infrastrukturë civile dhe energjetike në disa shtete të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Omani.
Në një postim në platformën X, presidenti iranian theksoi se Teherani është përpjekur të shmangë përshkallëzimin e konfliktit dhe të evitojë një luftë të hapur në rajon, por sulmet e SHBA-së dhe Izraelit nuk i lanë vendit tjetër mundësi përveç mbrojtjes së vet.
Pezehskian nënvizoi gjithashtu respektin e Iranit për sovranitetin e vendeve fqinje dhe se paqja dhe siguria në rajon duhet të garantohen nga vetë shtetet e rajonit.


