Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    LAJMI I FUNDIT/ E rëndë në Mirditë, v*itet një person (EMRI)

    Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kokaina humbet vlerën/ Gazeta holandeze: Mafia shqiptare zhvendoset tek kanabisi, fitim i njëjtë dhe më pak rrezik

    March 4, 2026

    Viti 2025 po konsiderohet si një pikë kthese në trafikun ndërkombëtar të drogës, pasi kanabisi ka “pushtuar” Porti i Roterdamit, duke zënë terren përballë kokainës. Kështu shkruan gazeta holandeze Algemeen Dagblad, e cila zbulon edhe lidhje të një rrjeti me mafien shqiptare në Limburg.

    Ngarkesa gjigante nga Kanadaja
    Sipas artikullit, në mes të shkurtit 2025, dogana zbuloi një kontejner me 4.600 kilogramë kanabis. Dhjetë ditë më vonë u kap një tjetër me 6.900 kilogramë. Të dyja ngarkesat vinin nga Kanada dhe kishin një vlerë totale në treg rreth 115 milionë euro.

    Ajo që i habiti autoritetet ishte mënyra e transportit: droga nuk ishte e fshehur mes mallrave të zakonshme, por e vendosur hapur në kuti kartoni me paketa të mbyllura. Sipas gazetës, kjo tregon se trafikantët e konsiderojnë shumë të ulët rrezikun e kapjes.

    Nga kokaina tek kanabisi
    Të dhënat tregojnë një rritje të fortë të sasisë së kanabisit të kapur në 2025. Në vitin 2024 u sekuestruan 14.492 kg kanabis, ndërsa në 2025 kjo shifër arriti në 65.532 kg. Për krahasim, sasia e kokainës së kapur ishte 24.500 kg.

    Rënia e çmimit të kokainës në Europë – nga 28.000 euro/kg në 14.000 euro/kg – ka ndikuar në ndryshimin e strategjive të rrjeteve kriminale. Ndërkohë, kanabisi blihet në Kanada për 800–1.200 euro/kg dhe shitet në Europë për rreth 4.000 euro/kg, duke siguruar fitim të konsiderueshëm me rrezik penal më të ulët.

    Hetimet çojnë në Limburg, dyshohet për lidhje me mafien shqiptare
    Dogana vendosi të ndjekë një nga ngarkesat, duke zëvendësuar kanabisin me bar artificial dhe duke instaluar kamera e GPS në kontejner. Gjurmët çuan hetuesit në një magazinë në Limburg, ku katër persona po shkarkonin mallin.

    Sipas Algemeen Dagblad, dy prej të arrestuarve ishin shqiptarë dhe dyshohet për lidhje me mafien shqiptare në rajon. Një prej tyre, Davide C., u dënua me dy vite burg dhe dyshohet se vepronte për llogari të këtij rrjeti.

    Mbi-prodhimi në Kanada dhe rrugët e reja të trafikut
    Legalizimi i kultivimit të kanabisit në Kanada në vitin 2018 solli investime masive dhe mbi-prodhim. Zyrtarisht, sasia e tepërt duhet të asgjësohet, por sipas artikullit, një pjesë e saj përfundon në tregun e paligjshëm europian.

    Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, dogana në Roterdam ka zbuluar të paktën tetë dërgesa të mëdha nga Montreal.

    Dënime më të ulëta, rrezik i shtuar për shoqërinë
    Kontrollet në port fokusohen kryesisht tek kokaina, ndërsa kanabisi nuk konsiderohet prioritet i lartë. Edhe në rast kapjeje, dënimet janë më të ulëta.
    Megjithatë, përfshirja e krimit të organizuar në trafikun e kanabisit rrit rrezikun e korrupsionit, kërcënimeve ndaj stafit portual dhe konflikteve të armatosura. Edhe pse dënimet për kanabis janë më të buta, ndikimi i krimit të organizuar në sigurinë dhe shoqërinë mbetet po aq shqetësues.

    Gazeta kanabisi kokaina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    LAJMI I FUNDIT/ E rëndë në Mirditë, v*itet një person (EMRI)

    June 15, 2026

    Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

    June 15, 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 15, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 15 Qershor 2026

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.