TIRANË– Pronësia, trualli, shtëpia, dhe çdo pasuri tjetër e patundshme mbetet ende sot një problem për qytetarët shqiptaqrët për shkak të ligjeve.
E ftuar në Media Radar, avokatja Brunilda Lika ka folur lidhur me këto shqetësime që prekin shumë familje shqiptare. Përfaqësuesja ligjore deklaron se janë institucionet ato që kanë trajtuar jo profesionalisht problematikat e pronës.
“Të gjitha çështjet e pronave nuk trajtohen me trasparencë. Vitet e fundit ka një lloj ndërgjegjësimi edhe në media flitet shumë për problematikat, e për fat të mirë qytetarët kanë akses, për të marrë informacion ndoshta edhe me kosto sepse këto janë informacione drejtuar institucionit kompetent ASHK-së. Qytetarët duhet të paguajnë tarifat. Ndonëse ka një lloj aksesi për të pasur aksesin. Përgjithësishst problematikat e pronës janë trajtuar jo profesionalisht nga institucionet.”-tha avokatja./Radar.al


