Ambasada Gjermane në Tiranë ka mbështetur qëndrimin e Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me protestën e opozitës të zhvilluar më 28 shkurt në Tiranë, duke theksuar se e drejta për të demonstruar është themelore, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë.
Përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, ambasada gjermane nënvizon se e drejta për tubim paqësor është pjesë e një shoqërie demokratike, por dhuna ndaj njerëzve apo pronës nuk mund të pranohet në asnjë rrethanë.
Në mesazh theksohet gjithashtu se udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për të garantuar bashkëjetesë paqësore në një demokraci, duke bërë thirrje për maturi dhe respektim të parimeve demokratike


