Një 60-vjeçar, i identifikuar si Qirjako Ferti, është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qendër të Fier, me shenja të dukshme dhune në trup.
Kanë qenë kalimtarët ata që kanë dhënë alarmin, duke njoftuar menjëherë ambulancën. I moshuari është transportuar drejt Spitali Rajonal Fier, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas personelit shëndetësor, 60-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe një javë më parë ishte paraqitur në urgjencë në gjendje të rënduar.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke verifikuar nëse ai ka qenë viktimë e dhunës nga persona të tjerë apo nëse lëndimet mund të jenë pasojë e vetëdëmtimit, si rezultat i gjendjes së tij psikologjike.


