Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

    Tronditet Mirdita, v*itet me a*më një person (EMRI)

    Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut, pranohet kërkesa e Prokurorisë

    February 19, 2026

    Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij, në kuadër të hetimeve pasurore ndaj tij. Vendimi është marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.

    Saimir Taullau njihet si kundërshtar i Aldo Bares, ish-kreut të “bandës së Lushnjës”, i cili po vuan dënimin me burg. Më herët, Taullau është hetuar edhe në kuadër të operacionit Operacioni Forca e Ligjit (OFL), lidhur me dyshime për pasuri të pajustifikuara që mendohet se burojnë nga aktivitete të paligjshme.

    Sipas organit të akuzës, ai dyshohet për përfshirje në prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Prokuroria e Fierit kishte sekuestruar edhe në maj 2024 gjashtë pasuri të tjera në emër të tij dhe të afërmve, ndërsa në prill 2024 ishin vendosur masa sekuestroje mbi katër prona të tjera.

    Familja Taullau njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë. Në vitin 2005 u ekzekutua Baki Taullau, vëllai i Saimir Taullaut, ngjarje e lidhur me përplasjet mes grupeve rivale.

    Pasuritë e sekuestruara

    Sipas Prokurorisë, pasuritë e sekuestruara deri më tani përfshijnë:

    Truall në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë;

    Arë me sipërfaqe 15,323 m² në Savër, Lushnjë;

    Arë në Karbunarë e Poshtme, Lushnjë;

    Apartament 128 m² në Sauk, Tiranë;

    Apartament 96.17 m² në Sauk, Tiranë;

    Apartament 105.57 m² në Sauk, Tiranë.

    Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vijimin e masës së sekuestros mbi këto pasuri, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

    Gjykata e Fierit Saimir Taullau
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

    June 15, 2026

    Tronditet Mirdita, v*itet me a*më një person (EMRI)

    June 15, 2026

    Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

    June 15, 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.