Një ortek i fuqishëm ka goditur zonën pranë Liqeni Tahoe në Kaliforninë Veriore, duke shkaktuar një bilanc tragjik: tetë skiatorë janë gjetur të pajetë, ndërsa një tjetër person rezulton ende i zhdukur.
Sipas autoriteteve, të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e ortekëve që goditën zonën malore.
Grupi i skiatorëve kishte nisur një udhëtim tre-ditor në zonat rurale përreth liqenit, por u përball me shembjen e papritur të masave të dëborës. Pas sinjalizimit për zhdukjen e tyre, 46 ekipe shpëtimi u angazhuan menjëherë në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke punuar në kushte të vështira atmosferike.
Operacionet vijojnë për gjetjen e personit të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të lartë të ortekëve në zonë dhe u bëjnë thirrje vizitorëve të shmangin lëvizjet në terrene të pasigurta.


