Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Nuk pendohem për asgjë”/ Thaçi përballë gjyqtarëve të Hagës: Kam bërë për Kosovën atë që do të kishit bërë dhe ju për vendin tuaj

    February 18, 2026

    HAGË– Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ditën e sotme ka deklaruar para gjyqtarëve dhe prokurorëve të Hagës, se ka bërë për popullin e tij atë që do të kishin bërë dhe ata për vendin e tyre nëse do të përjetonin të njëjtat ngjarje.

    Thaçi u shpreh se akuza që ai ka pretenduar për të marrë kontrollin e Kosovës, është ofenduese për mijëra viktima të pafajshme dhe luftëtarë.

    “Vendosa të kthehem në Kosovë 1998. Ky ishte vendim personal, i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosjen. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj do të përjetonte atë që përjetoni populli im. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Prokuroria pretendon se qëllim im ishte marrja e kontrollit të Kosovës. Kjo është e pavërtetë, por është ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë dhe për përpjekjet e NATO dhe aleancës perëndimore që bashkëpunova ngushtë.”-deklaroi ai në Hagë.

    Ndër të tjera shtoi se i vetmi kundërshtar i tij dhe Kosovës ishte Sllobodan Millosheviçi, i cili bënte plane gjenocide në Kosovë, ndërsa theksoi se Shqiptarët nuk ushtronin pushtet dhe një pretendim i tij është paradoksale.

    “I vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe botës demokratike, ishte Sllobodan Milloshevic. Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë dhe ditës në ditë. Nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time. Lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë të pushtuar përreth 90 vite. Fakti që jam sot gjallë është rastësi dhe fat. Nuk u ktheva të rrezikoja jetën time për kontroll dhe pushtet, u ktheva duke rrezikuar jetën për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet është, marrje e kontrollit prej kujt? Kush?? E vërtetë është se kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Milloshevic. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Shtypeshin nga Milloshevic. Unë nuk kisha iluzione, por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO. I gjithë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim udhëtova në shumë qytet për ti bindur për kauzën tonë, Bruksël, Londër, Berlin e vende të tjera. Kudo që isha, në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të Administratës amerikane. Millosheivici e kishte filluar luftën dhe ne vetëm po vetëmbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO nuk do te kishte pavarësi të Kosovës.”-tha Thaçi.

    Kujtojmë se sot mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, por ekipet mbrojtëse kanë argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara dhe kanë kërkuar lirimin e tyre./Radar.al

    Hashim Thaçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.