Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tubimet/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

    Biznesi i ar*ëve po lulëzon

    Vr*sja e Valter Lleshit/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Një grua pengoi Evën të kthehej”/ Ish-drejtori i anti-terrorit, Gledis Nano: Operacion i vështirë, duhet të rehabilitohet

    February 15, 2026

    TIRANË– Eva Dumani, tashmë ndodhet në shtëpi. Një rrugëtim që u deshën 12 vite të finalizohej me sukses, pas dështimit të disa tentativave private dhe shtetërore.

    Për ish-drejtorin e anti-terrorrit Gledis Nano i cili ka udhëhequr operacione të mëparshme për riatdhesimin e Evës dhe shqiptarëve të tjerë nga Siria, operacioni i fundit ishte mjaft kompleks.

    “Në gjykimin tim është një operacion shumë i vështirë për shkak të periudhës kur është ndërmarrë. Situata e sigurisë në Sirinë Veri-Lindore është shumë e tensionuar. Dhe mendoj se Peshën kryesore për suksesin e këtij operacioni e ka daja i Evës”, u shpreh Nano.

    Vëllai i Evës Endri, u shpëtua nga ferri i kampit Al Hol, tetorin e vitit 2020 në një operacion shpëtimi nga autoritetet shqiptare ndërsa Evën radikalët e kampit e penguan t’i bashkohej familjes.

    “E penguan të kthehej. Almira Daci e pengoi. As ajo vetë nuk u kthye refuzoi të riatdhesonim dhe fëmijët e saj. Ajo pengoi të gjithë që mundi duke i zhvendosur nga vendi ku ne ndodheshim.”-tha ish-drejtori i anti-terrorit.

    Kthimi pranë familjes nuk është fundi. Eva tashëm do të nisë një rrugëtim drejt rehabilitimit për të jetuar në liri

    “Do të kryhet një ekzaminim mjekësor, i shëndetit mendor dhe vlerësim psikologjik. Do të shihet niveli i shkollimit dhe më pas do të nisë një program i dedikuar. Në këtë program do të qëndrohet derisa të vlerësohet nga ekspertët e fushës së sa zhvillim ka pasur ky person”, shprehet Nano.

    Nga të dhënat rezulton se prej 2012 drejt Sirisë kanë shkuar rreth 150 shqiptarë të cilët u radikalizuan për t’iu bashkuar ISIS. Aktualisht mendohet se vetëm 30 prej tyre vijojnë të jenë në Siri./TOPCHANNEL

    Eva Dumani gledis nano
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tubimet/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

    June 16, 2026

    Biznesi i ar*ëve po lulëzon

    June 16, 2026

    Vr*sja e Valter Lleshit/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

    June 16, 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.