Pas tri medaljeve olimpike në edicionin e kaluar në Pekin, dy të arta dhe një të argjendtë, Eileen Gu po lë gjurmë edhe në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”, duke fituar argjend në disiplinën “slopestyle” të snoubordit.
Me nënë kineze dhe baba amerikan, edhe pse e lindur në SHBA, ajo ka zgjedhur të garojë për Kinën. Përveç talentit të jashtëzakonshëm në pistë, 22-vjeçarja është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku numëron mbi 2.2 milionë fansa vetëm në “Instagram”.




