ITALI– Aktori italian Michele Morrone, i cili është bërë i njohur në mbarë botën për rolet e tij në filmat me nota erotike, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një nga postimet e fundit në rrjetet sociale.
Morrone ka publikuar ne llogarinë e tij në Instagram disa fotografi ku shfaqet nudo, i ulur në një karrige dhe duke pirë duhan.

Në disa prej imazheve të tjera, ai shihet sërish me një cigare në dorë, ndërsa në një tjetër pozon i shtrirë pa bluzë, me sytë e mbyllur.
Postimi u shoqërua me mbishkrimin e shkurtër: “Nuk e di më”, pa dhënë shpjegime mbi kuptimin e tij, çka ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Michele Morrone është përqafuar nga publiku kryesisht për rolin e tij si Massimo në filmin e suksesshëm “365 Days”, që i hapi rrugën famës ndërkombëtare. Krahas aktrimit, ai është edhe model dhe këngëtar, duke publikuar disa këngë që kanë pasur sukses në platformat muzikore./Radar.al



