ITALI– Oficerët e karabinierëve nga Kompania Città di Castello në Itali arrestuan një 24-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.
Shqiptari 24-vjeçar u ndalua ndërsa drejtonte një makinë. Duke pasur parasysh sjelljen e tij nervoze, oficerët vendosën të kryenin një kontroll të plotë personal dhe të automjetit. Fillimisht nuk zbuluan asgjë, por nervozizmi i të riut i shtyu në kontroll të detajuar fizik. Dhe të fshehura brenda atleteve të tij ata gjetën 25 pako kokainë, me një peshë totale prej 11 gramësh, informon media italiane. Kjo hile e vënë në punë nga shqiptari, nuk e ndihmoi atë që t’i shpëtonte zbulimit të oficerëve.
24-vjeçari u arrestua më pas dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Komandës Provinciale të Perugia. Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi vazhdimin e urdhrit të paraburgimit paraprak./Radar.al


