Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Muçi ka shansin të shkojë në Botëror”, ish-futbollisti i njohur turk ka mbetur i mahnitur

    February 9, 2026

    Paraqitja e Ernest Muçit në ndeshjen ndaj Samsunspor ka sjellë vlerësime të shumta për futbollistin e Kombëtares shqiptare. Ai dha asist, ishte protagonist te goli i dytë e në fund fitoi dhe e shënoi penalltinë për rezultatin 3-0 të ndeshjes.

    Ndaj edhe ish-futbollisti i njohur turk, Erman Ozgur, në komentet e tij pas sfidës në një studio televizive, nuk ka kursyer elozhet për lojtarin. Tashmë në rolin e opinionistit, ish-futbollisti i cili në karrierë ka veshur edhe fanellën e Trabzonsporit, ka theksuar se Muçi është ai që bën diferencën dhe mund t’i sjellë sukses këtij klubi edhe në aspektin ekonomik.

    “Ne kemi parë një recital të mirëfilltë të Muçit. Për shembull, nëse Trabzonspor do të blinte Muçin nga Beshiktashi këtë sezon dhe ta shiste atë për 20-25 milionë euro, unë nuk do të çuditesha aspak nëse gjërat vazhdojnë kështu. E kam fjalën a nuk vlen aq ky lojtar? Meqë ra fjala, sa është shifra e klauzolës? 7 milionë? Duhet të jetë diçka e tillë. Beshiktashi e bleu për 11 milionë, ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e tyre kur mbërriti. Tani nëse Trabzonspori e blen për 8 milionë dhe e shet për 20 milionë, unë nuk do të çuditesha, pasi ai ka bërë një diferencë të pabesueshme”, tha ish-futbollisti duke treguar se Muçi vlen më shumë se sa vlera aktuale e kartonit të tij.

    “Për shembull, edhe nëse thuhet se ai nuk bën shumë gjëra, ai ka dribluar kundërshtarë, është munduar t’i mposhtë në një kundër një, ka dhënë asiste fantastike, pasime kyçe të shkëlqyera, ka tentuar gjuajtje… Ai e shkaktoi dhe e shënoi penalltinë. Gjë që i jep një shans që të shkojë në Kupën e Botës me Shqipërinë.

    Përpara se të niste emisioni, po diskutonim dhe u tha se Onuaçu ishte ylli i ndeshjes sepse shënoi 2 gola. Unë thashë “Jo, Muçi!”. Po, Onuaçu është një sulmues special, e bëri punën. Një nga golat që ai shënoi, ishte me asist nga Muçi. Një tjetër u kthye nga VAR, mund të ishte një asist tjetër për Muçin. Ndaj ne kemi parë një recital të Muçit. Në opinionin tim, Muçi është ylli i ndeshjes. Nëse Trabzonspori po kthehet nga një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Samsunspor me një fitore 3-0, mendoj se është kryesisht meritë e Muçit”, tha ish-futbollisti i njohur turk./PanoramaSport

    Ernest Muçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.