Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dosja Epstein “prek” Forumin Ekonomik Botëror/ Drejtori ekzekutiv nën hetim për lidhjet me pedofilin e dënuar

    February 6, 2026

    ZVICËR– Forumi Ekonomik Botëror ka nisur një hetim të pavarur ndaj drejtorit ekzekutik Borge Brende në kuadër të lidhjeve me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, që u var në qelinë e burgut në verën e 2019.

    Organizatori me seli në Gjenevë i samitit të Davosit tha se po shqyrtonte zbulimet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së që tregonin se Brende kishte zhvilluar tre darka pune me Epstein dhe gjithashtu kishte komunikuar me financierin e akuzuar për pedofili përmes emailit dhe mesazheve në telefon.

    “Në dritën e këtyre ndërveprimeve, Bordi Drejtues i kërkoi Komitetit të Auditimit dhe Rrezikut të shqyrtonte çështjen, i cili më pas vendosi të fillonte një shqyrtim të pavarur. Ky vendim nënvizon angazhimin e Forumit për transparencë dhe ruajtjen e integritetit të tij.”- tha ËEF në një deklaratë.

    Forumi tha se Brende, një ish-ministër i jashtëm norvegjez i cili ka qenë CEO që nga viti 2017, e mbështeti plotësisht shqyrtimin, të cilin e kishte kërkuar vetë. Brende tha në një deklaratë se u takua me Epstein në vitin 2018 në një darkë në Nju Jork në të cilën ai ishte ftuar nga ish-zëvendëskryeministri norvegjez Terje Rod-Larsen.

    Brende tha se mori pjesë në dy darka të ngjashme në vitin 2019 me Epstein, së bashku me diplomatë dhe udhëheqës biznesi, por këto ngjarje, së bashku me “disa email-e dhe mesazhe SMS” ishin shkalla e plotë e ndërveprimit të tyre.

    “Nuk isha plotësisht në dijeni të së kaluarës dhe aktiviteteve kriminale të Epsteinit.”-tha Brende në deklaratë, duke shtuar se i vinte keq që nuk kreu një hetim më të plotë ndaj Epsteinit para se ta takonte. “Nëse do ta kisha ditur për të kaluarën e tij, do ta kisha refuzuar ftesën fillestare për t’u bashkuar me Rod-Larsen dhe çdo ftesë për darkë ose komunikim tjetër pasues.”- shtoi Brende.

    Ai do të vazhdojë detyrat e tij si Drejtor Ekzekutiv ndërsa këshilltarët e jashtëm kryejnë hetimin, tha WFF./Radar.al

    Borge Brende Dosja Epstein Forumin Ekonomik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    July 19, 2026

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    July 19, 2026

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    July 19, 2026

    Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.