Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e AI në misione të klasifikuara

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pistorius: Sulmet e Rusisë “terror ndaj popullsisë civile”

    February 1, 2026

    Në Abu Dhabi sërish janë planifikuar bisedime për fundin e luftës në Ukrainë. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius pak para takimit të së dielës shprehu dyshim lidhur me vullnetin e Rusisë për paqe.

    Pak para bisedimeve të reja për Ukrainën në Abu Dhabi (01.02.2026), ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka shprehur dyshim lidhur me qendrimin e Rusisë nëse vërtet e vlerëson seriozisht armëpushimin.

    Ndonëse presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka vënë në lëvizje bisedimet, tha politikani socialdemokrat për rrjetin redaksional Deutschland (RND). Deri tani nuk po shihet “asnjë shenjë, që Rusia seriozisht do paqe.” Gjatë raundit të fundit të bisedimeve fundjavën e kaluar Rusia sulmoi fuqishëm Ukrainën, tha Pistorius. Bombardimet ishin masive, “si nuk janë përjetuar më parë në këtë luftë.”

    Sulme masive ndaj infrastrukturës energjitike

    Strukturat energjetike kanë qenë veçanërisht në shënjestrën e sulmeve të vazhdueshme ruse. Në Kiev dhe në qytete të tjera miliona njerëz prej javësh po kalojnë dimrin në errësirë dhe të ftohtë, sepse nuk ka energji dhe ngrohje. Pas sulmeve ajrore ruse riparimi vonohet vazhdimisht. Një sulm i rëndë me dronë dhe raketa së fundi sprapsi me ditë të tëra riparimin e sistemit të furnizimit me energji në Kiev. Pistorius deklaroi, se kjo nuk ka të bëjë më me konflikt ushtarak. “Ky është terror, që drejohet pikërisht kundër popullsisë civile – në një dimër me temperatura minus 20 gradë.” Rusia gjithashtu në asnjë pozicion nuk po tregon gatishmëri kompromisi. Putin gjithmonë u përmbahet kërkesave maksimale të tij, sa herë diskutohet për fundin e luftës, kritikoi Pistorius.

    Dyshime lidhur me armëpushimin e shpallur

    Rusia shprehu gatishmëri ndaj kërkesës së presidentit të SHBA-së Donald Trump,që për shkak të të fohtit ekstrem dhe dëmeve të mëdha të shkatuara deri tani ndaj infrastrukturës energjetike në Kiev të ndërpriten sulmet përkohësisht. Lidhur me këtë Pistorius shprehu dyshimë të konsiderueshme. Nëse Rusia i merr seriozisht bisedimet, nuk është e nevojshme që asaj t’i kërkohet armëpushim, tha ai. Nëse vlerësonte bisedimet Putini do të duhej t’i kishte ndalur sulmet jo vetëm ndaj Kievit, por në mbarë vendin, vëren Pistorius.

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski konfirmoi të premten (30.01.2026), se ndonëse janë ndërprerë sulmet ndaj impianteve të energjetikës, tani po sulmohet ndaj infrastrukturës së transportit./DW

    abu dhabi Boris Pistorius Ministri gjerman i Mbrojtjes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e AI në misione të klasifikuara

    April 28, 2026

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    April 28, 2026

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    April 28, 2026

    Masakër në mes të Athinës/ 89-vjeçari qëllon me armë gjahu rojen e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 nëpunëset

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.