Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikësish dhe policie, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.
Si pasojë e tymit, një vajzë 12-vjeçare është dërguar në spital, duke shfaqur shenja të asfiksisë. Të gjithë banorët e tjerë kanë dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.


