Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në zonën e Unazës së Re, pranë Liqenit Artificial në Tiranë, duke shkaktuar panik te drejtuesit dhe qytetarët e pranishëm.
Ngjarja ndodhi papritur, ndërsa makina po qarkullonte normalisht, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për shkak të incidentit, qarkullimi i automjeteve në zonë u rëndua për disa minuta, ndërsa situata u vu nën kontroll.


