Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I morën një shtetasi 270 mijë lekë për t’i shmangur arrestimin, “arrest shtëpie” shefit dhe dy policëve në Orikum

    January 24, 2026

    Tre punonjës të Policisë së Orikumit, mes tyre edhe shefi i stacionit, janë vënë në arrest shtëpie pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë Rajonale Vlorë–Gjirokastër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj efektivëve:

    D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum
    A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum
    A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum

    Sipas AMP-së, tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

    Hetimet e drejtuara nga SPAK kanë zbuluar se, në shtator të vitit të kaluar, efektivët, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur funksionin e tyre, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 mijë lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

    Hetimi është zhvilluar për disa muaj me metoda speciale, duke mundësuar dokumentimin e plotë të veprimeve korruptive me prova ligjore, çka çoi në marrjen e masave të sigurimit personal nga GJKKO.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa rithekson angazhimin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe luftën kundër çdo forme abuzimi nga punonjësit e strukturave të sigurisë.

    AMP u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo abuzimi.

    korrupsion orikum policë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    April 29, 2026

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    April 29, 2026

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.