TIRANË– Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka shpallur vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një ngjarje e ndodhur më 27 Gusht 2019.
Burimet bëjnë me dije se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg.
Vendimi i gjykatës vjen pas një procesi të gjatë hetimesh dhe gjyqësor, ndërsa autoritetet nënvizojnë rëndësinë e këtij dënimi për drejtësinë ndaj oficerëve të rënë në krye të detyrës./Radar.al


