Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Goditet grupi kr*minal që shiste ar*ë zjarri/ Arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

    January 21, 2026

    TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë vënë në pranga 3 persona në kuadër të operacionit “Anëtarët” ku të tre të arrestuarit rezultuan të ishin me precedentë penalë.

    Policia raporton se grupi kriminal që shiste armë zjarri, ku pas kontrollove janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

    Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

    Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

    Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

    Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

    Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

    Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
    -I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
    -A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
    A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    arrestohen 3 persona Fresk Polcia e Tiranes tufine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.