Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës. Armando Marku kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.
Sipas hetimeve, Marku dyshohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, në Angli, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Për këtë çështje, autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij.
Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga strukturat policore dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse, në bashkëpunim me autoritetet britanike.


