Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë: Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan rënie në ankandin e parë të 2026

    January 19, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan rënie në ankandin e parë të vitit 2026. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.15%, nga 5.25% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Interesimi i investitorëve në ankand ishte përsëri mjaft i lartë. Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, kërkesat totale në ankand arritën në 6.6 miliardë lekë.

    Mbështetur në kërkesën e lartë dhe çmimet e vlerësuara si të favorshme, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e emetimit në vlerën e 4.6 miliardë lekëve. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese rezultoi 36.83%. Fillimi i këtij viti ka sjellë një rikthim të uljes së yield-eve të instrumenteve afatgjatë të borxhit. Një gjë e tillë ndodhi edhe me obligacionet 20-vjeçare, në ankandin e datës 6 janar.

    Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi ranë në 6.72%, nga 6.88% që kishte qenë yield-i në ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Tregun i titujve qeveritarë vazhdon të karakterizohet nga një kërkesë e bollshme dhe likuiditet i lartë. Kjo ka bërë që yield-et për të gjitha maturitetet të zhvendosen në nivelet më të ulëta, madje pranë niveleve më të ulëta historike, në raport me normën bazë të interesit.

    Yield-et e instrumenteve afatgjata në gjysmën e dytë të vitit të kaluar kaluan një cikjël korrektimi të lehtë në rritje, pasi kishin zbritur në nivelet tejet të ulëta deri në mesin e 2025. Por, fillimi i vitit 2026 ka sjellë përsëri ulje të yield-eve, e diktuar kryesisht nga një interes i madh të tregut për të investuar në këto instrumente.

    Në tremujorin e parë të vitit, huamarrja e qeverisë në shqiptare në tregun e brendshëm financiar ka përqendrimin më të lartë vjetor. Ministria e Financave ka planifikuar më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara për periudhën janar-mars të këtij viti.

    Pjesërisht, kjo mund të ushtrojë disa presione të lehta për rritjen e yield-eve, në maturitete të veçanta. Por, nga ana tjetër, edhe kërkesa e investitorëve ka tendencën të ndjekë ritmin e programuar të huamarrjes së brendshme të qeverisë dhe në veçanti investitorët institucionalë, kryesisht bankat, kanë tendencën të rrisin pjesëmarrjen në këtë periudhë, për të realizuar alokimin e buxheteve të parashikuara.

    Për momentin, sinjalet e tregut shfaqin tendencën e vijimësisë së yield-eve të ulëta. Kjo përkthehet jo vetëm në çmim më të lirë të huamarrjes për qeverinë shqiptare, por përcillet edhe në kostot e kredisë për sektorin privat në monedhën vendase. Edhe gjatë vitit 2025 kredia për ekonominë shfaqi ritme të larta të rritjes, e mbështetur pjesërisht edhe nga normat e ulëta të interesit./Monitor

    banka Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.