TIRANË– Procesi gjyqësor i ‘Plumbit të Artë’ ka nisur ditën e sotme me mungesë të Altin Ndocit në sallën e gjyqit.
Bëhet me dije se gjatë nisjes së seancës, drejtoria e Burgjeve ka njoftuar sallën për mos praninë e Ndocit dhe faktin e arratisjes së tij.
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia.”-citoi gjykata shkresën e DPB./Radar.al


