Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca (DETAJET)

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Borë dhe akull në Dibër/ Disa segmente thuajse të pakalueshme. Vijon puna për gjetjen e 30-vjeçarit të pajetë në lumin Mat

    January 12, 2026

    DIBËR– I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq prej më shumë se një jave, ndërsa në zonat malore situata është edhe më e vështirë për shkak të reshjeve të dëborës.

    Në qarkun e Dibrës janë regjistruar temperatura të ulëta, ku në disa zona regjistrohet vlera -15 gradë Celsius.
    Në Bashkinë Dibër, rruga rurale Peshkopi–Lurë është e pakalueshme nga bora, ndërsa Peshkopi–Selishtë kalohet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Vijojnë të jenë të bllokuara disa rrugë të brendshme në njësitë Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh, Tomin dhe Lurë.

    Në Bashkinë Bulqizë, rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri pranë terminalit mbetet e bllokuar nga uji dhe akulli, ndërsa janë të pakalueshme edhe rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh dhe pjesërisht Zerqan e Fushë Bulqizë.

    Në Bashkinë Klos, vijon operacioni për kërkimin e 30-vjeçarit të mbytur në lumin Mat. Në Bashkinë Mat, disa rrugë fshatrash në njësinë Macukull janë të bllokuara nga bora, ndërsa rruga lidhëse e njësisë Derjan rrezikon të bllokohet.

    Akset nacionale janë përgjithësisht të kalueshme, përjashtim bën rruga Ura e Çerenecit–Steblev, e cila është thuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së ndërhyrjes për pastrim bore. Në akset e Rrugës së Arbërit, Qafë Bualli–Krastë dhe Peshkopi–Vasie, qarkullimi kryhet vetëm me goma dimërore.

    Kontraktorët janë në terren me mjete dhe kriposje për të mbajtur rrugët të hapura. Furnizimi me energji elektrike është normal, me përjashtim të Kala e Dodës dhe disa fshatrave të njësisë Ulëz në Mat. Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë qarkun paraqitet normal./Radar.al

    akse te pakalueshme Dibër reshje debore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    July 26, 2026

    Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca (DETAJET)

    July 26, 2026

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    July 26, 2026

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.