Rigels Rajku, i njohur si Noizy, gjatë ditës së sotme u lirua nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit.
Pas këtij vendimi, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet në arrati për përfshirjen në të njëjtën ngjarje, ka reaguar nëpërmjet një Instastory.
Ai ndau një foto ku shihet duke përqafuar Noizyn, duke shkruar: “Happy for u Zin”.
Stresi gjithashtu shtoi se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn, nuk është liruar, pasi është shtetas kosovar dhe për të do të vendosë Gjykata e Pejës.



