Situata me përmbytjet në qarqet e Vlorës dhe Fierit vijon të jetë problematike.
Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke pushtuar një pjesë të autostradës Vlorë–Levan. Një segment rrugor prej 500 metrash është i mbushur me ujë, ndërsa kalimi bëhet me vështirësi.
Autoritetet rrugore dhe strukturat e emergjencave civile po monitorojnë situatën dhe këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal në qarkullim.


