TIRANË– Gjykata e Tiranës ka liruar 4 protestuesit e lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’. Mbrëmjen e 4 Janarit, pas protestës, policia shoqëroi në komisariat kreun e lëvizjes, Adriatik Lapajn, arrestoi disa persona, si dhe nisi hetime penale ndaj të tjerëve.
Bazuar në njoftimin zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 arrestuan Ergys Llanajn, Alfred Matoshit, Edison Haklajt dhe Eligert Himën, të cilët u lanë të lirë sot nga gjykata./Radar.al


