TIRANË-Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje.
Në një prononcim për mediat Berisha është shprehur: Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026. Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre. Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor./Radar.al


