Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 2 milionë qytetarë votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    Hegseth kritikon Europën për emigracionin: Disa vende po përballen me një “pushtim”

    Kthjellime dhe temperatura të larta, ja si parashikohet moti sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Lapaj u lëndua para Kryeministrisë/ Ministria e Shëndetësisë: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve

    January 5, 2026
    Lapaj u lëndua para Kryeministrisë/ Ministria e Shëndetësisë: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve

    TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka reaguar sa i takon incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, përpara godinës së Kryeministrisë, ku kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u lëndua në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.

    Ministria bën me dije se, pas ekzaminimeve të kryera, Lapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit.

    Njëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar. Janë paraqitur gjithashtu edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas janë larguar.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

    Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor. Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore./Radar.al

    Adriatik Lapaj ministria e shendetesise protesta para kryeministrise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 2 milionë qytetarë votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    June 7, 2026

    Hegseth kritikon Europën për emigracionin: Disa vende po përballen me një “pushtim”

    June 7, 2026

    Kthjellime dhe temperatura të larta, ja si parashikohet moti sot

    June 7, 2026

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.