Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj për evakuim në Gazë

    August 16, 2024
    Ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj për evakuim në Gazë

    GAZË– Ushtria izraelite i ka urdhëruar të premten banorët nga zonat e Gazës jugore dhe qendrore të evakuohen, duke thënë se ato po përdoren për hedhjen e raketave dhe mortajave në drejtim të Izraelit nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Këto pjesë të Gazës kanë qenë të shpallura si zona të sigurta deri tani.

    Ushtria tha se ka lëshuar fletushka dhe ka dërguar mesazhe telefonike në qytetin jugor Han Junis dhe në pjesën lindore të Deir-Al-Balah, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë kërkuar strehim nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës.

    “Paralajmërimi i hershëm i civilëve po bëhet në mënyrë që të kufizohet dëmtimi i popullsisë civile dhe për t’ua mundësuar civilëve të largohen nga zonat e luftimeve”, tha ushtria në një njoftim.

    Më herët, ushtria tha se e ka goditur një zonë në Han Junis, nga e cila po shkrepeshin raketa në drejtim të komunitetit të Kisufimit në Izrael të enjten. Ajo tha se aty ka gjetur armë, përfshirë raketa dhe eksplozivë.

    Ndërkohë, negociatorët do të takohen sot për ditën e dytë radhazi në Doha për bisedime, në përpjekje për të arritur marrëveshje për ndaljen e luftës në Gazë dhe për kthimin në shtëpi të pengjeve izraelite dhe të huaja.

    Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është detyruar disa herë të zhvendoset prej se nisi lufta e Izraelit në Gazë në tetor.

    Ushtria izraelite thotë se përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve palestinezë dhe për vdekjen e tyre e fajëson Hamasin, duke thënë se militantët e tij veprojnë në zonat e banimit, nganjëherë duke u strehuar në mesin e civilëve dhe duke kryer sulme nga shtëpi, shkolla, xhami dhe ndërtesa të tjera civile.

    Izraeli ka thënë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

    Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.

    Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë./REL

    Gazë Ushtria izraelite
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.