Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e AI në misione të klasifikuara

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Thyem derën, por…”/ Përfshihet nga flakët një shtëpi në Prizren, humb jetën 1-vjeçari

    December 30, 2025

    PRIZREN– Flakët e zjarrit që përfshinë një shtëpi në qendër të Prizrenit kanë shkaktuar vdekjen e një fëmije 1-vjeçar, ndërsa tre fëmijët e tjerë kanë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

    Specialisti i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti tha se gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri është stabile dhe nën monitorim, ndërsa fëmija i katërt kishte arritur në spital pa shenja jete.

    “Rreth ora 10:25 në emergjencën e spitalit të Prizrenit, është sjell pa shenja jete nga një shtëpi që është kapluar nga flaka. Në emergjencë është konstatuar vdekja e fëmijët nga ky rast. Po ashtu dhe tre fëmijë janë sjell në repartin e pediatrisë, ata aktualisht janë duke vazhduar trajtimin në repartin e pediatrisë…ata kanë pas intoksikim prej tymit që ka qenë nga flaka…sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe janë nën monitorim.”- tha ai.

    Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se ndonëse shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, dyshimet janë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike apo ndonjë pajisje. Bytyqi tha se hetimet në këtë drejtim po vazhdojnë.

    “Sot rreth orës 10:00 është raportuar për zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit.si pasojë e zjarrit një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën dyshohet kjo ka ardhur si pasojë e tymit deri tek vdekja. Tre fëmijët tjerë kanë shpëtuar dhe janë larguar nga shtëpia kurse të njëjtin janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë….njësitet emergjente që kanë dal në vendin e ngjarje zjarrfikësit, policia dhe emergjenca, posa kanë marrë informacionin menjëherë janë nisur për në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar plotësisht dhe ekipet kanë vazhduar të qëndrojnë edhe më tej më qëllim që të mos përhapet zjarri përsëri. Policia së bashkë me hetues dhe në bashkëpunim me prokurorinë dhe ekspert të zjarrin janë duke punuar për të mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim që të arrihet tek përfundimi se si ka arritur deri tek zjarri.. nuk dihet saktësisht, ka dyshime të ketë ardhur nga rryma apo pajisjet elektrike.”- tha ai.

    Sabri Shabani, dëshmitarë në këtë rast, kanë deklaruar për mediat se dëgjuan zërat dhe vrapuan të shohin se çka po ndodh, dhe panë që shtëpinë e kishte kapluar flaka. Shabani tha se brenda shtëpisë ndodheshin katër fëmijë, por vetëm 3 arritën të shpëtonin.

    “Ne ishim lokalin e kemi këtu hapur, i dëgjuam disa zëra që po ndodh diçka, edhe vrapuam të shohim se çfarë po ndodh. Kur e pamë, e kishte kapluar flaka këtë shtëpinë. Për fat të keq, katër fëmijë ishin brenda, tre mundën t’i shpëtonin këta komshinjtë afër që ishin, kurse të katërtin s’patëm mundësi të hyjmë brenda për shkak se pajisje nuk kemi. Shtëpinë e kishte kapluar flaka gjithsej”, tha ai.

    Dëshmitari Shabani për KosovaPress, tha se edhe njësitet e policisë, por edhe zjarrfikësve kanë ardhur menjëherë.

    “Zjarrfikëset kanë ardhur menjëherë. Ne i kemi thirrur zjarrfikëset, kanë ardhur menjëherë, kanë ardhur. Po është shtëpi e vjetër, është shtëpi me dërrasa, e pamundur ka qenë edhe zjarrfikëset ta bëjnë ato. Bile unë e theva derën, po ishte e pamundur kjo se dilte flaka vetëm jashtë dilte. Ishte e pamundur me u bërë diçka nga ana e populates.”-u shpreh ai./Radar.al

    prizren
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e AI në misione të klasifikuara

    April 28, 2026

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    April 28, 2026

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    April 28, 2026

    Masakër në mes të Athinës/ 89-vjeçari qëllon me armë gjahu rojen e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 nëpunëset

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.