Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Matić kritikon Shaqirin dhe Xhakën për festimet kundër Serbisë

    December 30, 2025

    Mesfushori serb Nemanja Matić, i cili këtë verë iu bashkua Sassuolos dhe u bë menjëherë pjesë e formacionit titullar, ka komentuar festimet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës ndaj Serbisë në Kupat e Botës 2018 dhe 2022.

    Në një intervistë për portalin Four Four Two, Matić u pyet për momentet kur Shaqiri dhe Xhaka festuan golat duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare. Ai e cilësoi këtë veprim si një gjest me prapavijë politike dhe jo sportive.

    Sipas Matićit, ndonëse i respekton të dy si futbollistë dhe ka luajtur shpesh kundër tyre në Ligën Premier, këto veprime shërbejnë për të fituar vëmendje politike. Ai theksoi se të dy janë rritur në Zvicër dhe se një sjellje e tillë, sipas tij, nuk tregon respekt për përfaqësuesen që përfaqësojnë. Në këtë kontekst, ai ngriti edhe pyetjen pse nuk kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, nëse ndihen kaq të lidhur me të.

    Matić shtoi se nuk ka asgjë të keqe të ndjesh dashuri për më shumë se një vend, por theksoi se sinqeriteti është thelbësor. Ai përmendi shembullin personal, duke thënë se e do Serbinë si vendin e tij dhe Anglinë për vitet e kaluara atje, por pa i vënë kurrë ato në kundërshtim.

    Në fund, mesfushori serb nënvizoi se marrëdhëniet e tij personale me Xhakën dhe Shaqirin kanë qenë gjithmonë korrekte në fushë, duke i cilësuar të dy si lojtarë të mirë dhe duke theksuar se ai vetë nuk do të përdorte kurrë gjeste provokuese, pasi respekton të gjithë kundërshtarët.

    Matic serbi Shaqiri Xhaka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    April 22, 2026

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.