Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi pjesëmarrjen në zgjedhje. Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00 kanë votuar 27.95% e qytetarëve me të drejtë vote.
Në shifra konkrete, 558,872 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listat zgjedhore.
Procesi i votimit vijon normalisht në të gjithë vendin, ndërsa pritet që pjesëmarrja të rritet në orët e pasdites.


