Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal , mësohet se është jashtë rrezikut pasi u godit me thikë të mërkurën mbrëma.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Tani jam më mirë, një përqafim i madh për të gjithë”, ka shkruar ai në Instagram.
Kujtojmë se autoritetet spanjolle arrestuan këtë të enjte një të dyshuar të katërt për rastin e therjes me thikë të babait të Lamine Yamal , në një parking.


