Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kriza ekonomike në vend/ Drejtori i Politikës Monetare: Diçka që i përket së shkuarës

    August 15, 2024
    Kriza ekonomike në vend/ Drejtori i Politikës Monetare: Diçka që i përket së shkuarës

    Rënia e inflacionit në raport me vitet e kaluar ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të mallrave në tregjet e huaja dhe zhvlerësimit të valutave.

    “Goditja mbi çmimet dhe mbi inflacion që ne kemi përjetuar është diçka që tashmë i pret të shkuarës. Për pjesën e mbetur të këtij viti presim që inflacioni të mbetet në 2.5%, dhe në 2025-ën të arrijë në 3%”, tha Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare.

    Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, thotë se ekonomia e vendit është në ditë të mira, dhe motori kryesor është turizmi.

    “Ne konstatojmë një rritje ekonomike solide në nivelin 3.6% dhe në nivelet të tilla edhe në tremujorin e dytë. Kemi përmirësim të punësimit, por edhe rritje të pagave. Presim që kjo rritje të jetë në të njëjtën shifër deri në 2026-ën. Turizmi ka pasur një kontribut në gjysmën e parë të vit, duket që ky trend do të vazhdojë edhe për pjesën tjetër të 2024-ës”, pohon Themeli.

    Nga ana tjetër biznese e qytetarë nuk e kanë ndalur kërkesën për kredi, kryesisht në lekë.

    “Në këtë pjesë të parë të vitit kredia ka qenë e përqendruar për investime, por ka mbuluar nevojat e familjeve si për blerje banese, por edhe për kredi konsumatore. Kredia predominohet nga rritja e portofolit të kredisë në lekë, e cila aktualisht ka një rritje vjetore prej 20%, por ka një kontribut pozitiv edhe nga rritja e portofolit të kredisë në valutë”, shtoi më tej Themeli.

    Edhe në këtë raport të Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit, vihet theksi tek mungesa e fuqisë punëtore në vend, çka është reflektuar me ngadalësim të punësimit, edhe pse pagat vijojnë të rritet për të ruajtur stafet ekzistuese.

     

    inflacioni kriza ekonomike Themeli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.