Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri/ Shënohet minimumi i ri i vlerës që nga maji 2022

    December 24, 2025

    Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.44%, nga 2.49% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga 6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkuar nga investitorët në ankand arriti në afërsisht 7 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese të pranuara rezultoi 41.17%.

    Yield-i i bonove 12-mujore ka prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2022. Madje, në raport me normën normën bazë të interesit, spread-i bonove ka prekur një minimum historik, me 0.06 pikë përqindje poshtë këtij treguesi.

    Edhe ankandet e fundit të vitit po konfirmojnë tendencën për yield-e shumë të ulëta të titujve afatshkurtër të qeverisë shqiptare. Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me gjendjen e lartë të likuiditetit në treg, uljen e primeve të rrezikut dhe reduktimin e kërkesës së qeverisë për borxh në tregun e brendshëm financiar.

    Shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) në tremujorin e fundit të këtij viti ishte në ulje me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Edhe projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel relativisht të ulët huamarrjeje, ndërsa Banka e Shqipërisë në opinionin e saj për këtë projektbuxhet shprehet se fokusimi i huamarrjes në tregun e brendshëm ndihmon në reduktimin e ekspozimit të buxhetit të shtetit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, ndërkohë që është i mbështetur edhe me kushtet e mira financiare në tregun vendas.

    Vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm do të jetë 45 miliardë lekë, vlerë kjo 10% më e ulët krahasuar me atë të parashikuar në buxhetin e vitit 2025.

    Rënia e yield-eve të bonove, sidomos të atyre 12-mujore, ndikon direkt edhe në normat e interesit të kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase janë të ndërtuara zakonisht mbi ecurinë e bonove 12-mujore, plus një marzh fiks interesi, rënia e yield-eve reflektohet edhe në norma më të ulëta të interesit të kredive. Kreditimi i ekonomisë ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, i mbështetur sidomos nga kreditimi i individëve, si për qëllime, konsumi, ashtu edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat relativisht të ulëta të interesit janë një faktor që po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë./Monitor.al 

    Yield Yield-et e bonove 12-mujore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.