Një 14-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap duke mbajtur një thikë gjatë kohës që ndodhej jashtë ambientit të shkollës.
Sipas mediave greke, gjatë kontrollit në çantën e të miturit, i cili frekuentonte një gjimnaz, u gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë.
Mësohet se 14-vjeçari ndodhej jashtë shkollës së bashku me dy shokë, dhe kur u pyet nga autoritetet, deklaroi se thikën e mbante për vetëmbrojtje.
Policia arrestoi të miturin për shkelje të ligjit për armët, dhe kundër tij u ngrit një padi. Ai pritet të paraqitet para prokurorit kompetent.


