TIRANË– Ditën e sotme anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ka ngritur akuza kundër kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Në fjalën e tij Këlliçi ka deklaruar se janë bërë vjedhje përmes inceneratorit të Tiranës, ndërkohë ka shtuar se opozita nuk do të tërhiqet, duke treguar edhe datën e protestës së ardhshme.
Pa munguar asnjë të enjte, sërish më datë 22 Gusht, para Bashkisë Tiranë do të zhvillohet protesta e opozitës.
“Atë monstrën 7 kate pa leje e ka Armando Lilo, shoku i hajdutit dhe i komunistit të fundit, Fatmir Xhafaj. Por këto nuk i shohin, por shohin tendën e Ardiana Kalasë. E patë në lajme dosjen e GJKKO që 5 D kishte blerë gjysmë mln euro një apartament të Gramoz Ruçit. Zoti Ruçi ka vijuar që të qëndrojë në atë apartament, se sigurisht ishte pastrim parash. Por vetëm një nga dy media u botua ky fakt. Ky hajdut që ka vjedhur nga inceneratorët. Edhe atë aktivitet me sportistët që morën medalje të bronztë, shkoi e bëri pis. Çfarë i duhet këtij që bën pis dhe këtë festë që është mbarëkombëtare? Erion Veliaj nuk do e mbyllësh dot kurrë protestën e opozitës. Ditën e enjte, në datën 22 gusht do të jemi sërish këtu, kundër korrupsionit dhe kundër hajdutëve që fusin duart në xhepat tuaj.”- u shpreh ai.


