TIRANË– Në janar të këtij viti një 24-vjeçar i identifikuar si K.M, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Autoritetet kanë njoftuar se i riu është lokalizuar dhe arrestuar në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Ëanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri./Radar.al


