Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Gjimshiti: Kemi shanse për në Kupën e Botës, të gjithë çunat të jenë gati në mars

    December 17, 2025

    TIRANË- Mbrëmjen e së hënës, u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë 2025”, aty ku kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u zgjodh “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

    Kapiteni u ngjit në skenë për të marrë çmimin dhe falënderoi të gjithë protagonistët që e kanë ndihmuar që të arrijë atë çmim, ndërkohë që pas ceremonisë foli para mediave ku u ndal edhe te Kombëtarja dhe ndeshjet e “Play Off” në mars. Gjimshiti e mori këtë çmim nga votat e bashkëlojtarëve të tij, të cilët zgjodhën pikërisht kapitenin si më të mirin e vitit.

    ÇMIMI- “Së pari ju përgëzoj për organizmin dhe faleminderit. Besoj se vitin e kaluar, mami im bëri një figurë më të mirë se imja. Falënderoj çunat e Kombëtares sepse pa ata nuk vlen asgjë. Futbolli është kolektiv dhe i falënderoj ata, stafin dhe presidentin Duka. Falënderoj edhe kryeministrin dhe më të rëndësishmit, familjen time për sakrificat që kanë bërë. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu dhe që e fitoj këtë çmim. Është krenari, por sërish e them që futbolli është një lojë kolektive dhe e ndaj me të gjithë bashkë lojtarët e mi. Sigurisht që është edhe fitore e atyre”.

    PLAY OFF- “Rivalët sigurisht që kanë më shumë eksperiencë, kanë shkuar shumë shpesh në Botëror, por prapë besoj se shanset tona janë 50 me 50. Pse jo, të ëndërrojmë. Të jenë të gjithë çunat gati në mars dhe të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar”.

    PREMTIM- “Si të gjithë, do të japim maksimumin dhe shpirtin në fushë. Të gjithë së bashku do ta arrijmë qëllimin që kemi”.

    DËMTIMI- Aktualisht, Gjimshiti ndodhet jashtë fushave për shkak të një problemi fizik. Në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit, kapiteni i Kombëtares u detyrua të largohej në minutën e 55-të pas një tendosjeje muskulore në fleksorin e djathtë. Gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim, por kjo ndalesë e përkohshme nuk e zbeh aspak një sezon ku ai ka qenë protagonist absolut. Me shumë gjasa, Gjimshiti do të mungojë për skuadrën e tij në ndeshjen e radhës, por pritet që të rikthehet në fushë menjëherë pas kësaj jave dhe mund të kontribuojë me fanellën e Atalantës, që po kalon një moment shumë të mirë./PanoramaSport
    Gjimshiti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.