FRANCË– Në Francë ka ndodhur një aksident i rëndë. Ditën e djeshme dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit, e për pasojë kanë mbetur të vdekur dy ushtarakë. Mësohet se një pilot i mbijetoi aksidentit.
Përmes një reagimi në platformën “X” Presidenti francez Emmanuel Macron i identifikoi viktimat në aksidentin e avionit të tipit Rafale AM.PA si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.
Nous apprenons avec tristesse les décès du capitaine Sébastien Mabire et du lieutenant Matthis Laurens, lors d’un accident aérien en mission d’entraînement en Rafale.
La Nation partage la peine de leurs familles et frères d’armes de la Base aérienne 113 de Saint-Dizier.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 14, 2024


