TIRANË– Romanca mes këngëtares së njohur Elhaida Dani dhe balerinit Ledian Agalliaj tërhoqi vëmendjen e publikut që prej kohës kur ata u njohën në “Dancing with the Stars”.
Megjithatë pavarësisht se shpesh herë Elhaida në intervista ka shprehur dashurinë e pathyeshme me balerinin, diçka duket se ka ndodhur.
Në rrjetin social Instagram është vënë re se Elhaida nuk e ndjek më Ledianin, por ky i fundit vazhdon ta ndjek artisten.
S’dihet nëse është kjo një krizë në çift apo vetëm një veprim i momentit për të tërhequr vëmendjen e publikut./Radar.al


