Është publikuar fotoja e Helidon Markut, 49 vjeç, i cili më 6 dhjetor dhunoi me çekiç një 26-vjeçar pranë rrethrrotullimit të Freskut. Marku është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet kanë zbuluar se akti i dhunës u porosit nga dy personazhe të njohur të TikTok-ut, Gjoke Ndrevataj (i njohur si Aron), 36 vjeç, dhe Xhemal Uka (Fire), 30 vjeç.
Sipas burimeve hetimore, “Aroni” dhe “Fire” dyshohet se e kanë urdhëruar sulmin si hakmarrje për komentet që i riu kishte bërë gjatë transmetimeve të tyre live në TikTok. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rolin e secilit në ngjarje.


