TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është përballur me kritika në rrjetet sociale në një video ku ajo shpreh shqetësimin për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit.
Tabaku tha: Sigurisht që mund ta merrni dhe këtë kandidaturën e Avokatit të Popullit. Unë nuk besoj që në një vend tjetër demokratik të ketë kandidaturë të mazhorancës për kryetar të SPAK, kandidaturë të mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese, kandidaturë e mazhorancës për Avokatin e Popullit. Po a ka kontroll dhe balancë pushtetesh? A ka mënyrë që këto institucione të vazhdojnë dhe të sigurojnë pavarësinë e tyre nga njëra anë dhe nga ana tjetër të kemi raporte që ofrojnë një farë profesionalizmi?
Ndërkohë deklarata e saj u konsiderua jo-koherente, pasi Tabaku ishte ndër 34 deputetët e PD që nënshkruan kandidaturën e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit.
Kjo kontradiktë nuk i shpëtoi komentueseve, të cilët reaguan ashpër në komente, duke shkruar:
“Vetë firmoset, mos bëni lojra”; “Vetë ja latë në dorë, mos bëj i si të çuditur”; “Ju i dhatë firmat, si jeni karandisur as mish as peshk”; “Turpi ju mbulofte vëmje të PD”; “Firma jote zhgënjim total”./Radar.al



