Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Gjirokastër, pasi akuzohen se jepnin para me fajde, të siguruara nga aktivitete kriminale. Operacioni policor “Trace the flow” u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës.
Sipas policisë, veprimtaria e paligjshme zhvillohej përmes dy subjekteve “Exchange”, një në Gjirokastër dhe një në Tiranë, në pronësi të njërit prej të dyshuarve. Në skemë ishin të përfshirë dy vëllezër dhe dy djemtë e tyre, të cilët dyshohet se huazonin shuma të mëdha parash me përqindje të lartë fitimi, duke përdorur para të përfituara nga burime kriminale.
Gjatë operacionit u arrestuan:
• R. K., 56 vjeç,
• L. K., 59 vjeç,
• P. K., 28 vjeç, djali i 59-vjeçarit.
Ndërsa B. K., 27 vjeç, djali i 56-vjeçarit, u shpall në kërkim, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Gjatë kontrolleve në dy pikat e këmbimit valutor dhe në banesat e tyre u sekuestruan:
• 26 963 200 lekë
• 132 760 euro
• 42 596 dollarë
• 8 780 paund
• 10 380 franga zvicerane
• 3 145 dollarë kanadezë
• 85 720 lira turke
• 18 blloqe me shënime
• 6 kompjuterë
• 6 celularë
• dhe prova të tjera materiale.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës, ku katër të dyshuarit do të hetohen për veprat penale:
• “Skemat mashtruese dhe piramidale”,
• “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
• “Fshehja e të ardhurave”.


