TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar nga burgu pas katër vitesh.
Ky vendim vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e inceneratorit të Fierit, ku GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhe ka kthyer dosjen për rigjykim në Apel.
Lidhur me inceneratorin e Elbasanit, Koka ka përfituar lirimin me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, dënimi është konsideruar i shlyer me kohën e kaluar në paraburgim./Radar.al


