TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku sot nga konferenca për media ku doli për ngjarjen e Pogradecit ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.
Rrumbullaku bëri me dije se Plarent Dervishaj është ekstraduar sot bashku me Julian Meçajn. Ky i fundit u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.
“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.”- tha Rrumbullaku.


